Shkurt.ch
Barometri politik: GLP gati pesëfishon fuqinë
Ngritjen më të madhe e ka shënuar GLP, nga 1.7% në 8%, ndërsa rënien më të madhe FDP nga 17.7% në 13.9%
Barometri politik i publikuar sot, një sondazh që në mëynrë periodike bën matjen e opinionit publik lidhur me partitë në nivel federal ka konstatuar një gjendje të përafërt me atë të bërë para tre muajve.
Po të zhvilloheshin zgjedhjet në këtë kohë, sërish do të ishte SVP ajo që do të fitonte numrin më të madh të vota, 28.7%, ka konstatuar isopublic. Në zgjedhjet e vitit 2007 kjo parti pati arritur 28.9% po ndërkohë nga ajo është ndarë një rrymë që ka formuar partiu të re, BDP-në.
Por një parti tjetër e re ka realizuar një kërcim të lartë në es të dy palë zgjedhjeve. Ajo është Partia e Gjelbër Liberale (GLP), e cila ka bindur 8 për qind nga të anketuarit. Kur kihet parasysh se në zgjedhjet e vitit 2007 GLP kishte vetëm 1.7% të votave, shihet se ajo pothuaj ka pesëfishuar fuqinë e vet. Edhe në barometrin e funidt politik, të mbajtur në mars të këtij viti GLP kishte besimin e 6.1% të të anketuarve.
Rënien më të madhe në periudhën nga zgjedhjet e vitit 2007 e ka pësuar Partia Liberale, FDP, e Zvicrës, e cila konsiderohet parti që i ka vënë themelet e shtetit modern zviceran. Në vitin 2007 kjo parti ikishte 17.7% ndërsa sondazhi më i ri i jep asaj vetëm 13.9 %. Një rënie relative ka pësuar edhe Partia kristiane popullore (CVP), respektivisht nga 14.5% në 13.2%.
Partia e dytë për nga madhësia në Zvicër, Partia Socialdemokrate (SP) po ashtu ka shënuar një rënie krahasuar me vitin 2007. Nëse atëherë ajo kishte marrë 19.5% të votave, në sondazhin më të ri SP ka rënë në 18.6%. kjo përqindje është megjithatë pak më e madhe se ajo e shënuar në sondazhin e bërë në muajin mars.
Partia e Gjelbër e cila ka treguar ambicie për të kaluar stadin prej 10%, me një rritje minimale, nuk ka mundur ta realizojë ambiciene e saj. Kështu ajo në zgjedhjet e vitit 2007 ka pasur 9.8% ndërsa në sondazhin që është publikuar sot të gjelbrit kanë 9.9% të zgjedhësve të mundshëm.
Partia BDP, e dalë nga përçarja e SVP-së ka shënuar po ashtu rritje. Në mars ajo gëzonte besimin e 2.8% të pjesëmarrësve në sondazh ndërsa në qershor BDP është parti e favorizuar nga 3.7% të zviceranëve. Kjo parti në zgjedhjet e fundit, në vitin 2007 nuk ka ekzistuar, ndërsa në sondazhin e parafundit, në dhjetor 2010nkishte 4.5%.
Instituti për studimin e opinionit publik Isopublic, sipas gazetave “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche” sondazhin e ka zhvilluar nga 8 deri 18 qershor me 1255 të anketuar.
E-Diaspora
-
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Austri
-
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027












