Lajme
Barcelonë: Goditet banda shqiptare, grabitën 27 banesa
Aksion nga polica spanjolle
Së fundmi është bërë e ditur se policia spanjolle ka goditur një tjetër bandë shqiptare që vepronin në Barcelonë, duke arrestuar katër prej tyre të moshës nga 32-34-vjeç, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se shqiptarët vepronin në Vallés Occidental, Baix Llobregat dhe Osona, të Barcelonës, ndërsa gjithçka ishte përgatitur në detaje nga lëvizja, grabitja dhe deri te fshehja e shumave monetare dhe sendeve që grabisnin.
Mediat spanjolle shkruajnë se hetimi nisi muajin e kaluar, pas një seri vjedhjesh që u denoncuan nga banorët, 27. Ata visheshin me rroba të errëta dhe maskoheshin për të mos u identifikuar nga kamerat, duke vepruar më pas në plaçkitje.
Sipas raportimeve, një oficer policie qëlloi në vendin e ngjarjes pas një denoncimi dhe tentoi ta arrestonte njërin nga shqiptarët, por ai e shtyri dhe u largua, por vetëm për pak minuta, pasi u rrethua dhe arrestua nga efektivët e tjerë.
Ndërkohë, pas arrestimit u zbuluan edhe sendet dhe shumat e vjedhura në banesën që i fshihnin. Kjo nuk është hera e parë që goditen banda shqiptare në Barcelonë, Madrid dhe qytete të tjera të Spanjës. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












