Lajme
Banorët pranë Aeroportit të Gjenevës kundër marrëveshjes me autoritetet lokale
Pas një disfate në gjykatat administrative, shoqatat lokale pranë Aeroportit të Gjenevës po e çojnë çështjen te Kontrolli i Llogarive. Qëllimi i tyre: të denoncojnë marrëveshjen e objektivave që lidh autoritetet e kantonit të Gjenevës me aeroportin deri në vitin 2029.
Marrëveshja, e nënshkruar në korrik 2024, përcakton masat për të kufizuar shqetësimet e banorëve, por shoqatat lokale e konsiderojnë të paqartë. Ata kritikojnë mungesën e masave të matshme, treguesve të vlerësimit dhe përfshirjen e uljeve të fluturimeve pas orës 22:00. Për më tepër, sipas banorëve, iniciativa “Për menaxhim demokratik të aeroportit të Gjenevës” e vitit 2019 nuk po respektohet, transmeton albinfo.ch.
Mathias Buschbeck, këshilltar administrativ i Vernierit dhe president i shoqatës që bashkon 29 komuna nga Zvicra dhe Franca, thekson se autoritetet e Gjenevës duhet të zbatojnë iniciativën e popullit dhe të konsultojnë banorët, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur gjatë hartimit të marrëveshjes së vitit 2024.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













