Lajme

Banorët në Aargau habiten nga Lamborghini i policisë italiane

Vëzhguesit e makinave në kantonin Aargau u habitën kur panë një Lamborghini të policisë italiane.

Policia italiane ka dy nga supermakinat të cilat i përdor për të kapur shpejtësi ekstreme.

Ato përdoren gjithashtu ndonjëherë për të transportuar furnizime mjekësore urgjente dhe organe për transplantim, shkruajnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch.

Policia e Aargaut thotë se makina thjesht po kalonte përmes Zvicrës gjatë rrugës për një vizitë në Holandë.

Itinerari ishte miratuar nga Zyra Federale e Policisë.