Lajme
Australi: Banorët i gëzohen shiut, shtohet rreziku për vërshime
Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë goditur pjesë të bregut lindor australian, duke shuar disa nga zjarret, por kanë sjellë më vete një kërcënim të ri për vërshime në disa zona.
Në shtetet si Victoria, New South Wales (NSW) dhe Queensland, të cilat kanë qenë prej zonave më të goditura nga zjarret, shiu ka qenë i rrëmbyeshëm, raporton BBC.
Rrugë kryesore u mbyllën në Queensland dhe energjia elektrike u ndërpre në pjesë të NSW si pasojë e motit.
Shiu është festuar nga shumë banorë, por atij i janë gëzuar edhe kafshët.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë goditur pjesë të bregut lindor australian, duke shuar disa nga zjarret, por kanë sjellë më vete një kërcënim të ri për vërshime në disa zona.
Në shtetet si Victoria, New South Wales (NSW) dhe Queensland, të cilat kanë qenë prej zonave më të goditura nga zjarret, shiu ka qenë i rrëmbyeshëm.
Por zyrtarë të zjarrfikjes thanë se shiu po u ndihmon atyre në fikjen e disa zjarreve.
Zjarret në Australi nisën në shtator dhe kanë vrarë së paku 28 persona, kanë shkatërruar me mijëra shtëpi dhe kanë djegur me miliona hektarë tokë.
Rreth 75 zjarre ende po digjeshin të shtunën në NSW, duke rënë nga mbi 100 sa ishin disa ditë më parë.
Shteti i Queenslandit u përfshi nga shirat më të mëdha në Australi që janë parë muajve të fundit, përcjell Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/bbcnews/videos/111996940187551/?t=29
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










