Lajme
Banorët e veriut kërkojnë veprime urgjente të shtetit
Qytetarët shqiptarë dhe ata të komuniteteve joserbe të veriut të Mitrovicës, kërkojnë veprime urgjente të strukturave të sigurisë në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i situatës. Ata kërkojnë veprime konkrete dhe të shpejta, meqë situata është në pikën kritike pas vrasjes së Selver Haradinajt në banesën e tij.
Këto kërkesa përfaqësuesit e banorëve shqiptarë dhe ata të boshnjakëve që jetojnë në veri, i kanë shtruar të mërkurën në takimin e Komitetit të sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës. Janë shprehur mjaft kritik ndaj autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë, sidomos ndaj EULEX-it dhe KFOR-it për mosveprim në veri.
Florent Azemi, përfaqësues i banorëve shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve, kërkoi nga strukturat e sigurisë që të veprojnë shpejt, meqë gjendja është shpërthyese. “Na mbroni ose ne do të vetëmbrohemi”, tha ai.
Ndërsa, Musa Myftari, përfaqësues i organizatës “Bregu i veriut”, përveç kërkesës për rritjen e pranisë së strukturave të sigurisë, kërkoi që në lagjet me popullatë të përzier të vendosen kamera për të vëzhguar situatën. “Nuk është ndonjë investim i madh, por vendosja e kamerave është shumë efikase, meqë ndikon në parandalimin dhe në identifikimin e personave që bëjnë krime”.
Nexhat Uglanin, përfaqësues i komunitetit boshnjak, kërkoi nga strukturat e sigurisë që të heqin alarmin që po përdoret nga strukturat kriminale serbe për të ftuar qytetarët serbë në aktivitetet e tyre kriminale. “Ka shumë vite që përdoret ai alarm për qëllime kriminale, ndërsa autoritetet e sigurisë nuk kanë ndërmarrë asgjë”.
Në anën tjetër, zyrtarët e komunës së Mitrovicës, i kanë mbështetur kërkesat e banorëve të veriut. Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se duhet vendosmëri e strukturave të sigurisë që të izolojnë grupet kriminale në veri. “Duhet të veprohet, meqë në të kundërtën situata do të del jashtë kontrolli”.
Sa i përket gjendjes aktuale të sigurisë, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, theksoi se nata ka kaluar e qetë, por tensionet janë shumë të mëdha, njofton Zyra për informim e Komunës së Mitrovicës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














