Shkurt.ch
Bankënotave të vjetra në Zvicër nuk “u del më afati” pas 20 vitesh
Shumica në parlament erdhi në përfundimin e njëjtë sikurse edhe Këshilli Federal që caktimi i një afati të këmbimit nuk përkon me frymën e kohës së sotme
Bankënotat e vjetra të Zvicrës në të ardhmen mund të këmbehen në kohë të pakufizuar dhe jo vetëm brenda 20 viteve, siç ka qenë deri tani. Por ky rregullim i ri vlen vetëm për bankënotat nga seria e gjashtë, që është emetuar në vitin 1976 e tutje, thuhet në një komunikatë të lëshuar sot nga qeveria e vendit.
Këshilli Federal ka vendosur që rishikimi i pjesshëm i Ligjit Federal për valutën dhe mjetet e pagesës (WZG) të hyjë në fuqi nga një janari i vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Një vendim të tillë e kishte marrë Parlamenti në qershor të këtij viti.
Para rishikimit të ligjit, seritë e bankënotave të tërhequra nga Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) kishin një afat të këmbimit prej njëzet vitesh, përcjell albinfo.ch. Gjatë një periudhe të tillë bankënotat mund të këmbeheshin në SNB me bankënota të reja por të vjetrat nuk mund të përdoreshin për pagesë gjatë asaj kohe.
Ndërkaq, me rishikimin e ligjit në fjalë do të mund të këmbehen pa kufizim kohor të gjitha bankënotat, por vetën duke filluar nga seria e tyre e gjashtë, që është emetuar në vitin 1976 e tutje, transmeton albinfo.ch.
Shumica në parlament erdhi në përfundimin e njëjtë sikurse edhe Këshilli Federal që caktimi i një afati të këmbimit nuk përkon me frymën e kohës së sotme.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











