Lajme
Bankat kosovare: Për 12 vjet, 250 milionë fitim
Ky fitim, sipas ekspertëve të ekonomisë, ka ardhur për shkaka të aplikimit të normave të larta të interesit

Sistemi bankar në Kosovës është konsideruar më i suksesshmi në rajon, ndërsa gjatë 12 vjetëve të shkuara bankat komerciale të Kosovës kanë gjeneruar rreth 250 milionë euro fitim. Ky fitim ka ardhur si rezultat i normave të larta të interesit në kredi, të cilat mesatarisht sillen rreth 15 për qind.
Kështu të paktën raportojnë përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilës, fitimi neto i bankave është trefishuar viteve të fundit, pavarësisht se në vazhdimësi është raportuar për zvogëlim të normave të interesit në kredi dhe rritjes së interesit në depozita
Sipas raporteve të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), fitimi më i ulët është shënuar në vitin 2002, ku ka qenë 2.7 milionë euro, derisa një vit më parë (2001) ishte 6.7 milionë euro, raporton Infokus.
Sipas këtij raporti, bankat komerciale në Kosovës kanë shtuar në vijimësi fitimin.
Në vitin 2003 fituan 6.8 milionë €, në vitin 2004, 12.9 milionë €, në 2005, 13.5 milionë €, në 2006, 19.3 milionë €, në vitin 2007, 33.5 milionë €, në vitin 2008, kur gjithë bota ishte prekur nga kriza financiare fituan 36.4 milionë €, në vitin 2009, 25.3 milionë €, në 2010, 32.8 milionë €, në vitin 2011, 37 milionë €, ndërsa për nëntë mujorin e parë të vitit 2012, 17.2 milionë €.
Ky fitim, sipas ekspertëve të ekonomisë, ka ardhur për shkaka të aplikimit të normave të larta të interesit. Sipas një raporti të publikuar muaj më parë nga Instituti “Riinvest”, Kosova ka dyfish kamatat në më të larta se Shqipëria, përkatësisht në vend kamatat mesatare janë 14.3 për qind, ndërsa në Shqipëri 7.5 për qind.
Maqedonia i ka edhe më të ulëta kamatat në kredi se Shqipëria, ku nuk shkojnë më lartë se 6.36 për qind, në Kroaci janë 6.9 për qind, në Serbi 7.87 për qind dhe në Mal të Zi arrijnë në rreth 9.7 për qind. Kamatat e larta në kredi bankat kosovare vazhdojnë t’i arsyetojnë me riskun e vendit, ndonëse përqindja e kredive të këqija në Kosovë është më e ulëta në rajon.
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030 Edhe pse çmimi i arit ka rënë pas zbutjes së konfliktit tregtar midis SHBA-së dhe Kinës...
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët