Shqipëria
Banka Qendrore e Austrisë: Në Shqipëri, tregu i pasurive të paluajtshme, formë investimi
Banka Qendrore e Austrisë ka bërë një vrojtim të tregut të pasurive të paluajtshme në Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor.
Sipas këtij hulumtimi, ekonomia shqiptare është më e varura nga sektori i ndërtimit.
Në vitin 2022 vlera e shtuar e ndërtimit ishte 12%, dy herë më e lartë se mesatarja në shtetet e Evropës Juglindore, teksa pas Shqipërisë vjen Kosova me gati 11%, përcjell albinfo.
Gjithashtu, Shqipëria kryeson renditjen për investimin në banesa (matur si shpenzimet e formimit të kapitalit bruto), në masën 12%, gjë që tregon se banesat shihen si një formë investimi me kthime të shpejta kundrejt mungesës së zhvillimit të tregjeve të kapitalit.
Ky institucion evidenton se kredia e marrë për blerje banese është gati katër herë më ulët se vendet e Evropës Juglindore, por fenomeni është i shpërndarë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, teksa thueht se një burim i rëndësishëm financimi janë pikërisht remitencat nga diaspora, shkruan TCH.
Sa u përket çmimeve, Shqipëria rezulton me rritjen më të fortë që nga viti 2019, me 90% sipas indeksit fischer të Bankës së Shqipërisë. Në Serbi rritja ishte me 58%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut me rreth 40%.
Sipas anketimit nga BQA, shumica e familjeve shqiptare presin që çmimet e pronave të rriten më tej, ndërsa pritjet për çmimin e banesave janë të ndërlidhura me aktivitetin ekonomik si dhe me pritjet e inflacionit.
Ndryshe, një tjetër fenomen i vërejtur është se ndërtimi në Shqipëri punëson rreth 7% të gjithë forcës punëtore, duke treguar në këtë aspekt se nuk luan një peshë domethënëse në tregun e punës, rrjedhimisht më pak kontribut në ekonominë reale.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut Artistja kosovare pranon mirënjohje zyrtare dhe mban fjalim përkrah liderëve amerikanë... -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











