Lajme
Banka Evropiane ‘godet’ kriptovalutat
Vlera e të gjithë kriptovalutave ka rënë gjatë këtij viti, duke filluar nga “bitcoin” i cili është më i madhi në botë – i cili humbi më shumë se gjysmën e vlerës së tij që nga niveli më i lartë i arritur në nëtor të vitit të kaluar.
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin holandez “Collage Tour” ka shprehur mendimin e saj sa u përket kriptovalutave.
“Vlerësimi im shumë i sinqertë është se nuk vlejnë asgjë”, u shpreh Lagarde.
Madje, ajo shtoi duke thënë se ato nuk bazohen në asgjë dhe nuk kanë asnjë aset themelor që të veprojnë si një spirancë sigurie”.
Lagarde u bëri thirrje politikëbërësve globalë që të vendosin rregulla për të mbrojtur investitorët e papërvojë që bëjnë baste të mëdha në asetet digjitale.
“Jam e shqetësuar për ata njerëz që mendojnë se do të jetë një shpërblim, që nuk i kuptojnë rreziqet, që do t’i humbasin të gjitha dhe që do të zhgënjehen tmerrësisht, prandaj besoj se kjo duhet të rregullohet”, tha Lagarde, shkruan CNBC.
Një anëtar i audiencës së shfaqjes “Collage Tour” tha se ka humbur shtatë mijë euro pasi ka blerë “Cardanon”, e që shefja e Bankës Europiane u përgjigj duke thënë: “Kjo dhemb”.
Skepticizmi i ish-shefes të Fondit Monetar Ndërkombëtar ndaj kriptovalutave nuk është i ri. Pasi që ajo ka ngritur më parë shqetësime për ndikimin mjedisor të monedhave digjitale, si dhe për përdorimin e tyre të mundshëm në pastrimin e parave dhe evazionin e sanksioneve.
Komentet e fundit nga ajo kanë ardhur në një kohë kur është shtuar kontrolli i tregut të kriptove, pasi rregullatorët reaguan ndaj pasojave nga rënia e terraUSD, një i ashtuquajtur “stablecoin” i diskutueshëm që ishte menduar të kishte gjithmonë vlerën 1 dollar.
Disa banka qendrore po punojnë për alternativat e tyre virtuale ndaj parave të gatshme në përgjigje të rritjes së shpejtë të monedhave digjitale, një prej tyre është edhe BQE.
“Një euro digjitale do të ndryshe nga kriptovalutat private, tha Lagarde.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











