Lajme
Banka Evropiane bën gati milionat për investime në Kosovë
Banka Evropiane për Investime e cila në vendet e rajonit ka investuar disa miliarda euro parashikon që të investoj edhe në Kosovë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mbesin prioritet
Banka Evropiane për Investime (BEI) parashikon që të investoj miliona euro në zhvillimin e Kosovës. Kjo bankë e cila ka dhënë miliarda euro kredi afatgjate dhe me norma të ulëta të interesit për vendet e rajonit, synon t’i ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.
Kështu ka deklaruar për “Zëri” Anton Rop, zëvendëspresident i BEI, i cili njëherësh gjatë periudhës 2002-2004 ka qenë edhe kryeministër i Sllovenisë. Deklarata e tij vjen pas nënshkrimit të marrëveshjen kornizë për aktivitetet e ardhshme të kësaj banke në Kosovë me Qeverinë e Kosovës.
Ai tha se me këtë marrëveshje po hapen dyert e mëdha të Bankës Evropiane për Investime për Kosovën, nga e cila vendi jo vetëm që do të gjejë përkrahje financiare, mirëpo edhe këshilla dhe mbështetje në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Pa këtë marrëveshje një bashkëpunim i tillë nuk ka qenë i mundur dhe Kosova do të ishte i vetmi vend në rajon që nuk do të përfshihej në financimet evropiane”, tha Rop, sipas të cilit, hap pas hapi, BEI do të krijojë listën e projekteve më të mira për të investuar.
Megjithatë, asnjë cent nga kjo bankë nuk ka përfituar deri më tani Kosova, prandaj projekti më i madh infrastrukturor në vend, autostrada e kombit, po realizohet me para të buxhetit.
“Jo vetëm me Qeverinë, të cilën do ta mbështesim në investimet infrastrukturore, janë disa prioritete tjera që do t’i mbështesim nëpërmjet bankave komerciale. Do t’i mbështesim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) me kredi afatgjate dhe norma të ulëta të interesit”, tha ai.
Besojmë se këto janë burime të punësimit, në të gjitha vendet jo vetëm në Kosovë, përkatësisht janë bazë për rritje të punësimit.
“Jemi të përgatitur të bisedojmë edhe me investitorët potencialë privatë dhe kompanitë private, nëse ka projekte të tilla në fusha të ndryshme. Si në vendet tjera ashtu edhe në Kosovë ka mundësi të shumta për investime”, tha Rop.
Banka Evropiane për Investime (BEI) është institucioni më i madh huadhënës financiar ndërkombëtar. Ky institucion ka asete në vlerë prej më shumë se 500 miliardë euro. BEI është një bankë evropiane, e themeluar nga vendet anëtare të BE-së e cila vepron jo vetëm në kuadër të shteteve anëtare, por edhe jashtë, në përputhje me prioritetet e BE-së.
BEI ka dhënë miliarda euro edhe për vendet e rajoni. “Në Slloveni, e cila është shtet anëtar i BE-së, mbështesim projekte prej 300-700 milionë euro në vit, në Kroaci prej 400 milionë në 700 milionë euro. Në Kroaci ka shumë projekte interesante që janë duke ndodhur. Nga viti 2004 në Kroaci kemi investuar 2.5 miliardë euro”, tha Rop.
Po ashtu ai tregoi se BEI është prezent edhe e Shqipëri, me financimin e autostradës me 35 milionë euro.
“Në Bosnje kemi financuar disa projekte me bankat komerciale, të cilave u ofrojmë kredi afatgjate me norma të ulëta të interesit, bashkë me investimet në infrastrukturë rrugore. Nga viti 2004 investimet në Bosnjë arrijnë vlerën e përgjithshme prej 1.4 miliardë euro”, tha ai.
Ndërsa në Serbi, BEI, sipas Rop, ka financuar projekte në vlerë prej 3.5 miliardë euro gjatë kësaj periudhe.
“Pra, me këto shtete bashkëpunojmë në shumë fusha, në krye të këtyre vende qëndron Turqia, ku prej vitit 2004 kemi mbështetur projekte në vlerë prej 17 miliardë euro në fusha të ndryshme me sektorin privat, publik, komunat”, tregoi ai.
E-Diaspora
-
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së Eva Millona, shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri emërohet në nivel të lartë në administratën... -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











