Ekonomi
Forcimi i Lekut, Banka e Shqipërisë vendos të ndërhyjë
Prej vitit 2011, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë 16 herë me ulje të normës bazë të interesit, për të stimuluar ekonominë. Dy ndërhyrjet e fundit kanë qenë në prill dhe maj të vitit 2016
Në Shqipëri, Banka Qendrore, ka njoftuar për vendimin për të ndërhyrë për të frenuar mbiçmimin e monedhës vendase, lek, e cila është forcuar ndjeshëm kundrejt euros, duke fituar 3.5 pikë vetëm që nga fillimi i muajit maj, kur 1 euro këmbehej me 127.92 Lekë.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës, vlerësoi se “ky mbiçmim, i cili u identifikua si një faktor rreziku në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës në muajin maj, ka forcuar presionet në kahun rënës të inflacionit”, deklaroi guvernatori Gent Sejko, raporton “Zëri i Amerikës”.
Në tremujorin e parë të këtij viti, norma mesatare e inflacionit ishte 1.9 përqind, ndërkohë që objektivi i Bankës së Shqipërisë është 3 përqind, përcjell albinfo.ch.
Për këtë arsye, Këshilli mbikëqyrës, vendosi të ulë normën bazë të interesit, me 0,25 pikë përqindje, duke e zbritur atë në një tjetër kuotë minimum historik prek 1 përqind.
“Rritja e stimulit monetar pritet të shoqërohet me reduktim të mëtejshëm të normave të interesit të kredisë dhe me rritje të qarkullimit të mjeteve monetare në lekë. Në këtë mënyrë, ai pritet t’i japë një impuls shtesë kërkesës agregate, si nëpërmjet uljes së kostos së financimit të konsumit dhe të investimeve edhe nëpërmjet riekuilibrimit të kërkesës dhe ofertës për valutë në tregun financiar”, shpjegoi guvernatori Sejko.
Prej vitit 2011, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë 16 herë me ulje të normës bazë të interesit, për të stimuluar ekonominë. Dy ndërhyrjet e fundit kanë qenë në prill dhe maj të vitit 2016.
Por hapësirat përmes reduktimit të normës bazë të interesit janë të kufizuara, dhe efektet e tij nuk janë të menjëhershme por të shtrira në kohë. Ndërsa për një efekt më të shpejtë për të frenuar mbiçmimin e Lekut, banka njoftoi gjithashtu ndërmarrjen e operacioneve të blerjeve të valutës në tregun e brendshëm.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












