Shqipëria
Banka Botërore: Shqipëria ka arritur konsolidim fiskal

Shqipëria ka arritur të konsolidojë sistemin fiskal, një nga treguesit më të rëndësishëm të ekonomisë që është bazë për rritjen e të ardhurave, investimet dhe punësimin.
Ky fakt është vlerësuar edhe në raportin e publikuar së fundmi nga Banka Botërore mbi ekonomitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku citohet se, “vendi që ka arritur konsolidim fiskal, është Shqipëria”.
Politika e konsolidimit fiskal, një prej objektivave kryesor të qeverisë, po konkretizohet përmes zbatimit të politikave të reja fiskale ku në themel qëndron impakti në përmirësimin e klimës së biznesit, si dhe vendosja e transparencës financiare, në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, shpenzimeve dhe investimeve në ekonominë e vendit, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Institucioni më i rëndësishëm bankar botëror duke u ndalur në fushat që mund të ndihmojnë në rritjen e produktivitetit, citon se, “për një rritje më të shpejtë të ekonomisë dhe të punësimit, reformat duhet të përfshijnë politikat e konkurrencës, taksimin e punës, rritja e impaktit që ka ndarja e taksimit të të ardhurave personale, diversifikimi i sektorit fiskal, përmirësimi i eksportit si dhe lidhjet ekonomike”.
“Kryerja e reformave në këto fusha do t’i mundësojë vendit që të kapë mundësinë që i jep hyrja në BE, si dhe të jetë në gjendje të konkurrojë në mënyrë të barabartë me vendet e BE-së”, thuhet në raportin e BB.
Raporti vë theksin në faktin se, investimi në zhvillimin e fëmijëve në moshë të hershme do të ndihmojë në përmirësimin e performancës në fushën e dijes, si dhe të fuqizojë studentët me aftësitë që i duhen punëdhënësve.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz