Lajme
Banka Botërore i jep Kosovës, kredi për fuqizimin e tregut finianciar

Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen prej 4.3 milon euro, kredi për projektin e fuqizimin të sektorit financiar dhe insfrastrukturës së tregut financiar. Kredia është e butë dhe është për një peridhë 20 vjeçare të kthimit, ndërsa kthimi fillon pas 10 viteve.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje morën pjesë kryeministri i vendit, Hashim Thaçi dhe drejtori i Bankës Botërroe për Kosovës, Ranjit Nayak. Thaçi ka thënë se ky projekt ka për synim forcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturën e tregut të Bankës Qendrore të Kosovës.
Ai ka deklaruar se stabiliteti financiar i vendit është jetik për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatëgjatë. Në këtë kuadër projekti ka për objektiv rritjen e stabilitetit dhe zhvillimit të sektorit financiar dhe sforcimin e infrastrutkurës së tregut të këtij sektori.
Shefi i ekzekutivit ka theksuarr se përmes këtiji projekti do të financohen disa sfera të fushëveprimit të Bankës Qendrore të Kosovë, si sforcimi afatëgjatë institicional, kapaciteti financiar i qëndrueshmërisë, përmirësimi i rregullativës së BQK-së në sferën e mbikëqyrjes bankare, të kompanive të sigurimit dhe të institucioneve jo bankare.
Nga ky projekt do të bëhet themelimi i sistemit të pagesave të vazhdueshme real-time me qëllim të minimizimit të rrezikut gjatë balancimit të pagesave dhe ngritjen e besimit tek bankat komerciale.
Nga ana tjetër drjetori i Bankës Botërore në Kosovë, Ranjit Nayak ka thënë se ky projekt është miratuar nga Bordi i Bankës Botërore më 14 qershor dhe ka pas për qëllim që të zhvillojë tregjet kapitale në mbarë Evropën Juglindore.
Ai ka falënderuar të gjithë donatorët që kanë mundësuar implementimin e këtij projekti dhe gjithashtu një falënderim ka shprehur edhe për institucoinet e vendit për mbajtjen e partneriteti me Bankën Botërore.
Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje tjetër me Bankën Botërore për financimin e sektorit të bujqësisë.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€