Kosova
Banka Botërore dhe FMN-ja konfirmojnë mbështetjen për projektet e sektorit financiar të Kosovës
Në njoftimin e fundit, Banka Qendrore e Kosovës njofton se ka siguruar bashkëpunimin për projektet që zhvillojnë sektorin financiar dhe ekonomik të vendit nga Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), përcjell albinfo.ch.
Kjo u tha pas takimit të guvernatorit të BQK-së, Ahmet Ismaili, me përfaqësuesit e BB-së dhe FMN-së.
“Massimiliano Paolucci theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimin me BQK-në, në realizimin e projekteve që për qëllim kryesor kanë zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit financiar dhe të ekonomisë së Kosovës në përgjithësi”, njofton BQK.
“Çështjet e bashkëpunimit dhe asistencës teknike të diskutuara pritet të finalizohen në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së që do të mbahen në muajin tetor të këtij viti, ku do të marrë pjesë edhe delegacioni i BQK-së”, vijon njoftimi.
Po ashtu, shefi i ri i Zyrës Regjionale të FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Sosa, ka premtuar se ky institucion do të vazhdojë ta mbështesë vendin tonë.
“Sosa ka siguruar nga ana e FMN-së vazhdimin e mbështetjes në realizimin e projekteve të planifikuara”, përfundon BQK-ja.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











