CH-Ballkani

“Bank Austria” padit Kroacinë për kreditë në franga zvicerane

Padia është ngritur më 16 shtator, në Gjykatën e Arbitrazhit, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve (ICSID) në Uashington.

“Bank Austria” dhe filiali i saj, banka në Zagreb, ngriti një padi para Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit kundër Kroacisë.

Sipas shkrimit të gazetës së Vjenës “Wiener Zeitung”, padia është ngritur më 16 shtator në Gjykatën e Arbitrazhit, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve (ICSID) në Uashington, me seli në Bankën Botërore, përcjell albinfo.ch.

“Bank Austria”, e cila është pjesë e UniCredit Group, padit Kroacinë rreth debatit për frangat zvicerane.