Fun
“Bamirësi anonim” shpërndan kartmonedha të 50 eurove
Besohet se bëhet fjalë për ndonjë person që mund të jetë pjesë e ndonjë sekte të krishterë. Deri tash ai ka shpërndarë gjithsej 1050 euro
Shumë banorë të qytetit të vogël gjerman, Bünde i ka pritur një: befasi e këndshme kur kanë hapur kutitë e tyre postare: nga një kartëmonedhë prej 50 eurosh dhe vargje të shkruara nga bibla në një pliko.
Besohet se bëhet fjalë për ndonjë person të panjohur që mund të jetë pjesë e ndonjë sekte të krishterë. Deri tash ai ka shpërndarë gjithsej 1050 euro, shkruan welt.de.
Përveç në kuti postare, bamirësi anonim ka lënë zarfat e tij me para dhe me vargje nga bibla edhe në makina të parkuara, transmeton albinfo.ch. Disa nga gjetësit kanë dorëzuar zarfat në polici duke menduar se mund t`i ketë humbur dikush.
Është interesante se një personi, restoranti i të cilit qe vjedhur pak kohë më parë, bamirësi ia ka lënë në postë 4 zarfa me nga 50 euro dhe një përkushtim personal me shkrim.
Mes tjerash në pjesët nga bibla që ai i ka lënë bashkë me paratë, mund të lexohet edhe kjo: «Perëndia më është paraqitur nga largësia: Unë të kam dashur ty gjithmonë, prandaj të kam afruar te vetja, nga mirësia e madhe. Jeremia 31.3».
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













