Kosova
Ballkani në alarm, ndotja e ajrit ua vështirëson jetën qytetarëve
Problemi i ndotjes së ajrit po vazhdon të jetë i njëjtë në gjithë Balkanin
Në qytetet e mëdha në vendet e Ballkanit qytetarët po përballen me problemet nga smogu dhe ajri i ndotur
Në ditën e djeshme në Beograd pas dhjetë ditësh, më në fund u shpërbë mjegulla e dendur. Mjegulla e krijuar prej të ftohtit dhe lagështirës, ishte përzierë me ajrin e ndotur prej ngrohjes, makinave dhe centraleve të energjetikës.
Nisma qytetare “Të mos mbytet Beogradi” kritikoi qendrimin e qeverisë ndaj këtij problemi dhe bëri thirrje të premten për një protestë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi: “Problemi ekziston, por ekziston edhe një fushatë që ndonjëherë është groteske”.
Edhe qytete të tjera të mëdha në Ballkan kanë probleme me ajrin e ndotur, kryesisht metropolet në situata gjeografike në lugina si p.sh. Sarajeva në Bosnjë e Hercegovinë apo Shkupi në Maqedoninë e Veriut.
Vitin e kaluar programi i OKB-së për mjedisin Unep hulumtoi ndotjen e ajrit në 19 qytete të Ballkanit.
Sipas raportit, ndotja e ajrit në qytetet e verifikuara shkakton çdo vit 500 raste vdekjesh të parakohshme.
Shkaktari kryesor janë emisionet e centraleve të energjetikës dhe sistemet e ngrohjes. Megjithatë, vlerat e grimcave të ajrit në stacionet matëse nuk janë ulur.
Problemi i ndotjes së ajrit po vazhdon të jetë i njëjtë edhe në Prishtinë nga viti në vit.
Edhe pse viteve të kaluara ka pasur raportime të shumta, madje edhe protesta për ndotjen e ajrit, akoma nuk është ndërmarrë asgjë për ta rregulluar këtë problem.
Kujtojmë se jo rrallëherë Prishtina u radhit si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










