CH-Ballkani

Ballkani me shumë bukuri natyrore

Në bukuritë që ofron Ballkani nuk kanë se si të mungojnë Kosova e Shqipëria

Ballkani ofron natyrë mahnitëse me shumë dhunti, ku shumë prej tyre nuk janë të ekspozuara, megjithatë, dita-ditës po shtohet numri i turistëve në Gadishullin Ballkanike. E, në bukuritë që ofron Ballkani nuk kanë se si të mungojnë Kosova e Shqipëria, shkruan ‘outdoor-magazin.com’

Kroacia, Bonja Hercegovina, Mali e Zi, Kosova e Shqipëri kanë shumë bukuri natyrore. Në disa zona është vështirë për të hyrë, natyra është e paprekur dhe e gatshme për vizitorët, përcjell albinfo.ch.

Malet Shqiptare ofrojnë bukuri të rralla natyrore dhe është njëra nga bukuritë e Ballkanit. Por, Shqipëria ka edhe vende tjera si qyteti i Thethit apo edhe Valbona.

Për adhuruesit e hiking gjithashtu ka shumë mundësi. Madje, nëpër male mund të kalojnë me kuaj apo gomarë, që janë në dispozicion të turistëve.

Mali i Korabit gjithashtu të ofron mundësi për adhuruesit që janë të dhënë pas aventurave.

Edhe në këtë shkrim përmendet lufta e ish-Jugosllavisë që ka lënë shumë pasoja, madje, disa zona janë të minuara.

Në Kroaci dhe Kosovë ka vende që nuk janë pastruar tërësisht nga minat, derisa Shqipëria vlerësohet si zonë e sigurt.