Lajme
Ballkani më afër BE-së
Konferenca për Ballkanin në Berlin po sjell një kapitull të ri në marrëdhëniet mes BE-së dhe rajonit
Në Konferencën për Ballkanin në Berlin, kancelarja gjermane, Angel Merkel dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, në takimin me 7 kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor kanë shprehur mbështetjen e Bashkimit Evropian për të përfshirë edhe vendet e Ballkanit.
“Jemi të angazhuar që në Ballkan të mos ketë më luftë, por paqe. Duke qenë se në këto vende ka pasur zhvillime të shumta ka mundësi që të ketë anëtarësim në BE. Për këtë arsye kjo konferencë do të zhvillohet çdo vit në 4 vitet e ardhshme”, ka thënë Merkel në Berlin.
Kancelarja gjermane ka premtuar gjithashtu se do të ketë një proces të vazhdueshëm pune për zgjidhjen e problemeve politike të rajonit, duke e vënë theksin tek ato mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe në Bosnje e Hercegovinë.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka konfrimuar se që ky takim do të bëhet çdo vit.
“Jemi të vetëdijshëm se ka dyshime, zhgënjime dhe zemëratë brenda BE-së, por megjithatë ne e shohim BE-në jo vetëm si sukses por edhe si zhvillim. Të gjitha vendet e Ballkanit sot bashkohen në rrugën e reformave, që një ditë të bashkohen me familjen evropiane. Do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por gjepolitikisht dhe gjeoekonomikisht ne e kemi të qartë se ku duhet të jetë e ardhmja jonë”, ka shtuar Rama.
Shefi i qeverisë shqiptare ka bërë të ditur se do të vizitojë Beogradin më 22 tetor, me ftesë të homologut serb, Aleksandar Vuçiç.
Konferenca për Ballkanit do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Austri e më pas në Francë.
Në takimin në Berlin kanë marrë pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës, dhe anëtarët e BE-së, Sllovenia dhe Kroacia.
17:00 – Merkel kërkon bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit
Nga Berlini raportohet se tashmë ka nisur zyrtarisht Samiti i Ballkanit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë mbledhur bashkë të enjten liderët e tetë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin për të promovuar reformat ekonomike dhe politike.
Nga Berlini raportohet se tashmë ka nisur zyrtarisht Samiti i Ballkanit nën drejtimin e kancelares gjermane Angela Merkel. Samiti po zhvillohet në sallën e mbledhjeve të qeverisë gjermane.
Merkel i ka kushtuar rëndësinë bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit.
Ajo tha se ky samit vjen pikërisht në një kohë paqeje, për 100-vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore dhe 75-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.
“Ka shume gjëra që mund të bëhen bashkërisht. Nevojitet një intensifikim i marrëdhënieve mes vendeve tona. Në këtë vit është 100-vjetori i Luftës së Parë Botërore, 75-vjetori i mbarimit të Luftës së Dytë, 25-vjetori i rënies së Murit të Berlinit. Sot Ballkani është në paqe”, u shpreh Merkel
Merkel, para nisjes së samitit ka thënë se vendet e Ballkanit kanë “perspektivë evropiane” dhe ka shtuar se anëtarësimi në BE varet nga ajo se sa shpejt këto vende do të implementojnë reformat.
Kancelarja e ka pasur të njëjtin mesazh për të njëjtat vende edhe në muajin korrik.
Merkel ka përsëritur kërkesat nga Dubrovniku se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë.
Keqmenaxhimi, kriminaliteti i organizuar dhe ekonomia joformale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve.
Konferenca në Berlin shton shpresat e pjesëmarrësve, si në rastin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Nuk ka asnjë vend tjetër në Ballkan, ku qoftë elita, shtresa udhëheqëse, ashtu edhe popullsia të jetë aq shumë pro, kur është fjala për integrimin evropian të Kosovës”, tha Hoxhaj për një radio gjermane.
Dëshira e tij konkrete në rrugën e integrimit është Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
“Ne kemi nevojë për një unitet evropian, kur është fjala për njohjen e Kosovës. Shqetësimi nuk është i pajustifikuar, pesë vende të BE nuk e njohin Republikën e Kosovës.“, tha diplomati kosovar në Berlin
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











