Kosova
‘Ballkani i Hapur’ sot në Tiranë, takime mes Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit
Zbardhet agjenda dyditore e ‘Open Balkan’ të takimeve tripalëshw Rama-Vuçiq-Zaev.
Pasditen e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet të vijnë në Shqipëri, në kuadër të takimit për nismën ‘Open Balkan’.
Mediat shqiptare kanë zbardhur agjendën, ku përcaktohet itinerari dhe zhvillimet që do të ketë ky takim, që pritet të mbahet sot dhe nesër në kryeqytetin shqiptar.
Delegacioni i Vuçiqit dhe i Zaevit pritet që të mbërrijnë në Elbasan, atje ku do të mbahet edhe dita e parë e këtij organizimi, në orën 18:30.
Ndërkohë, dita e nesërme pritet të ketë zhvillime më intensive, pasi do të kulmojë me një konferencë të përbashkët të 3 liderëve, që janë edhe iniciatorët e kësaj nisme.
Agjenda sot:
18.30 – Mbërritja në Elbasan
19.00 – Darka zyrtare e delegacionit
Të pranishëm në këtë darkë zyrtare janë:
Kryeministri Edi Rama,
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Agrokulturës së Serbisë, Branislav Nedimović,
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Trajan Dimkovski
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
Kryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Maqedonisë së Veriut, Antoni Peshev
Këshilltar i Lartë në Këshillin Atlantik, Jim O’Brien
Zëvendëskryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Alex Soros
Agjenda për nesër:
09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)
09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
09.30 – Seancë plenare
I pari që merr fjalën:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vučiq
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjsek.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













