Integrimi
Ballkanasit, 5 herë më të paaftë për ushtri se zviceranët?
Të rinjt ballkanas ndërprejnë shërbimin ushtarak shumë më shpesh se moshatarët e tyre të lindur në familje autoktone zvicerane
Secondot, të huajt e gjeneratës së dytë, me prejardhje nga Ballkani dhe nga Turqia, ndërprejnë shërbimin e filluar ushtarak shumë më shpesh se moshatarët e tyre zviceranë.
Nga ana tjetër, këta të rinj paraqiten për të shërbyer në ushtrinë zvicerane në mënyrë më masive dhe mbiproporcionale në krahasim me vetë zviceranët. Kjo shpjegohet me mentalitetin e trashëguar të respektit për armën dhe për jetën ushtarake, thuhet në një studim të realizuar nga Shërbimi psikologjik-pedagogjik i Ushtrisë së Zvicrës, të publikuar nga gazeta “NZZ am Sonntag”.
Por, sipas rezultateve të këtij studimi, këta të rinj ndërprejnë shërbimin ushtarak shumë më shpesh dhe më shpejtë se sa moshatarët e tyre të lindur në familje autoktone zvicerane. Numri i rekrutëve me prejardhje nga Ballkani, që, në bazë psikologjike shpallen të paaftë për shërbim ushtarak, është sipas shërbimit psikologjhik-pedagogjik, madje pesë herë më i madh se sa i zviceranëve autoktonë!
Por, cila është arsyeja që te ushtarët me prejardhje nga vendet e ish Jugosllavisë dhe ata nga Turqia bie kaq shpejtë motivacioni për të shërbyer në ushtri? Sipas studiuesve nga shërbimi i përmendur më lartë, secondot e ndërprejnë më shpesh shërbimin për shkak të mospërmbushjes së pritjeve të tyre në lidhje me këtë shërbim.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












