Kosova
Baleti Kombëtar i Kosovës, gati për shfaqjen e parë në Nju-Jork
Baleti Kombëtar i Kosovës (BKK) ka udhëtuar për në SHBA, për të filluar provat gjenerale, para premierës botërore të baletit “Tango nights”, shfaqje kjo e cila do të realizohet në teatrin St.Jean në Manhattan të Nju-Jorkut, në bashkëpunim me koreografen Chiara Ajkun, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi, përmes një shkrimi në Facebook.
“Sot, jemi mbledhur bashkë, për t’u uruar rrugë të mbarë grupit të parë të balerinëve dhe për të shënuar një moment historik për Baletin Kombëtar të Kosovës, atë të shfaqjes së premierës së parë në Amerikë, përkatësisht në qytetin e Nju-Jorkut”.
Baleti Kombëtar i Kosovës, përveç shfaqjes “Tango nights”, para publikut amerikan do të shfaqë edhe baletin “Shtegtimi”, me koreografi nga Antonio Fini.
Shfaqja “Tango nights” do t’i jepet publikut njujorkez më datat 31 maj dhe 1 & 2 qershor, kurse më 6 qershor jepet shfaqja “Shtegtimi”.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











