Uncategorized
Baleti i Kosovës në Hamburg, mes tradicionales dhe modernes
Baleti "Syn-" është koreografi e Jochen Roller nga Berlini dhe Friederike Lampert nga Hamburgu, dy artistë të lidhur ngushtë me kompleksin dhe të afërt me vallëzimin estetik bashkëkohor, ndërsa me valltarët e stërvitur kosovarë në mënyrë klasike, do të bëjnë një përjashtim
Baleti kombëtar i Kosovës do të paraqitet me pjesën “Syn-” në komplkesin e Hamburgut “Kampnagel”. Kjo është një fjali e cila irriton në disa aspekte. Baleti i Kosovës është më shumë i shkollës tradicionales dhe është mjaft i vlerësuar në skenën e pavarur. Ai është i specializuar në teatrin dhe episodet e vallëzimit. Sa i përket çështjes nëse Kosova është një shtet, edhe BE-ja nuk është unike në këtë aspekt, shkruan “hamburger Abendblatt”:. Por, bota teatrore e ka lënë pas nacionalen.
Një pjesë mysafire natyrisht se i jep kuptim vallëzimit, po të shikohen pjesëmarrësit: “Syn-” është koreografi e Jochen Roller nga Berlini dhe Friederike Lampert nga Hamburgu, dy artistë të lidhur ngushtë me kompleksin dhe të afërt me vallëzimin estetik bashkëkohor, ndërsa me valltarët e stërvitur kosovarë në mënyrë klasike, do të bëjnë një përjashtim.
“Në fillim e kishim idenë që në pjesën tonë të sjellim elemente bashkëkohore”, e përshkruan pjesën Roller, “por, e ndryshuam mendjen për disa arsye”, pohon koreografi për “Abendblatt”, përcjell Albinfo.ch.
Roller dhe Lampert i kanë kaluar kufinjtë duke punuar në një vend, i cili ka mungesë të njohjes ndërkombëtare, si dhe një krize ekonomike, e papunësie të madhe. Por, këto nuk i pengojnë koreografërt gjermanë që të vazhdojnë punën me përfaqësuesit kosovarë.
“Syn-” 26.–28.4.2018, 20.00, Kampnagel, Jarrestrasse 20, biletat në tel. 27 09 49 49.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









