Literaturë
Balerina shqiptare debuton në kinematografi, pjesë e trilerit “Reverse”

Balerina shqiptare, Klaudia Pepa, e cila po njeh suksesin në Itali, debuton në kinematografi. Ajo do të jetë pjesë e filmit triler “Reverse”, i cili është projekti më i fundit nga Giuseppe Lepore, transmeton albinfo.ch.
Ajo së fundi ka zbuluar se ka realizuar më në fund ëndrrën e saj të madhe. Ajo do të jetë pjesë e një filmi, që titullohet “Reverse” dhe ka karakter triler ligjor. Ky film është projekti më i fundit nga Giuseppe Lepore për Bielle Re.
Vlen të cekët se skenari flet për një vrasës serial, që vret gjithmonë duke përdorur një thikë blu. Pas tij do të jetë një inspektor policie, i cili, i bindur se çmenduria e tij është e gjitha një trillim, duke e marrë në pyetje do të çojë në rrëfimin e kthjellët të vrasjeve të tij, shkruan revistawho. Ky film do të jetë debutimi i balerinë shqiptare, Klaudia Pepa, në kinematografi. Ajo është shprehur mjaft e emocionuar dhe e lumtur në postimet e saj në rrjete sociale. Filmi do të nisë xhirimet ditën e sotme, duke ruajtur të gjitha masat e sigurisë për shkak të pandemisë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci Nënkolonel Shpend Zogaj diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci ...
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?