E-Diaspora

Bajramaj i nis me fitore eliminatorët e botërorit 2015

Futbollistja nga Kosova kishte shënuar njërin nga golat për kombëtaren gjermane në ndeshjen e fituar nga Rusia me rezuiltat 8:0

Reprezentuesja e Gjermanisë në futboll për femra, Fatmire Bajramaj, i ka nisur me fitore ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror të Futbollit për femra që do të mbahet më 2015 në Kanada

Futbollistja nga Kosova kishte shënuar njërin nga  tetë golat për kombëtaren gjermane.


54 ditë pas titullit të fituar të Kampionatit Evropian në Suedi, skuadra gjermane në futboll për femra ishte superiore kundër ekipit rus, duke e mposhtur me rezultat 8:0.


“Ne kemi tre pikë dhe nëntë gola. Ky ishte një fillim i mirë drejt garës për Kupën e Botës në Kanada më 2015”, ka thënë trajnerja e ekipit gjerman, Silvia Neid.


Në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të Futbollit ekipi gjerman më 26 tetor në ndeshjen e dytë do të përballet me Slloveninë. Në grupin e gjermanëve kundërshtarë të tjerë janë Sllovakia, Kroacia dhe Irlanda.


Me vetëm 25 vjet, Fatmire Bajramaj ka fituar shumë tituj. Ajo është kampione e botës, kampione evropiane dhe fituese e Ligës së Kampionëve.