Shqipëria
Bajpasi i Vlorës, udhëtimi panoramik drejt jugut të Shqipërisë
Rruga që shkurton distancën me jugun e Shqipërisë
Bajpasi i Vlorës, i cili shkurton rrugën e jugut të Shqipërisë, po cilësohet ndër veprat më spektakulare në aspektin infrastrukturor të Shqipërisë.
Në bajpasin e Vlorës, siç raporton atsh, po punohet me ritme të larta.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) publikoi pamje nga ky segment rrugor që të ofron një udhëtim panoramik të llojit më të bukur në jugun e vendit, por edhe afron bregdetin jonian për turistët dhe nxit zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale, transmeton Albinfo.ch.
ARRSH bën të ditur se bajpasi i Vlorës, me gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit, ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.
Ky aks përbëhet nga 5 ura me gjatësi 50 -150m, 15 kryqëzime, 27 mure mbajtëse.
ARRSH njofton se vazhdon puna për ndërtimin e urës 3 dhe ndërtimin e mureve gabion, betonimin e kanaleve anësore dhe formimin e trupit të rrugës dhe mbrojtjen e skarpateve në zonën e Kaninës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















