Feja
Bajerni ndërton xhami në stadiumin e vet?
Xhamia po bëhet me kërkesën e mesfushorit të Bajernit, Franck Ribery

Me kërkesën e bërë nga mesfushori i Bajernit, Franck Ribery, i konvertuar në islam, Klubi i Bajernit po e shqyrton mundësinë e ngritjes së një xhamie në ambientet e stadiumit të klubit të madh, “Allianz Arena”. Vetë Bajerni nuk e ka konfirmuar zyrtarisht një gjë të tillë, por këtë lajm e ka përhapur agjencia e lajmeve “On islam” dhe e ka transmetuar “Augsburger allgemeine”. Sipas saj, për një xhami të tillë kanë nevojë lojtarët dhe një numër i publikut.
Më tutje kjo agjenci thotë se në kërkesën e bërë nga Ribery, objekti i përmendur fetar do të kishte edhe klerikun, gjegjësisht hoxhën që do të udhëhiqte lutjet.
Klubi FC Bayern në një rast të tillë do të mbulonte pjesën më të madhe të kostos së ndërtimit, ka shkruar “On islam”.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Simpoziumi Ndërkombëtar në Bazel: Kosova, pjesë e dialogut global për kujdesin shëndetësor të integruar Ngjarja, e organizuar nga Instituti Zviceran për Sëmundje Tropikale dhe Shëndet Publik, mblodhi rreth 130 ekspertë...
-
Hapet Libri i Ngushëllimeve për Dhimitër Anagnostin
-
Berna shpërndan 700 kupona në vlerë prej 400 frangash për kurse të gjermanishtës
-
Thirrjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, thirrje për dinjitet njerëzor
-
Bernë: Java e 16-të kundër Racizmit do të zhvillohet nga 21 deri më 28 mars 2026
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç, gjoba mbi 1,000 euro për shkelësit Qeveria austriake është në fazat e fundit të përgatitjes së një ligji që do të ndalojë...
-
Mali i Zi dënon ushtarin e arrestuar në Deçan për targat “Kosova është Serbi”
-
Nga 1 janari, transporti publik, gjobat e parkimi do të jenë më shtrenjtë në Vjenë
-
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Austri, “Naim Frashëri”, uron për fillimin e vitit të ri shkollor
-
Linja e re e tramvajit të Vjenës fillon më 1 shtator