Lajme

BAG raporton 5024 vdekje gjithsej në Zvicër

Covid mori jetën e 5024 personave në Zvicër

Përveç infeksioneve të shumta, me mbi 354,306 mijë raste, BAG ka raportuar sot edhe 176 raste të reja të vdekjes nga Covid-19.

Ndërkohë që Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar për tre ditët e fundit 9809 raste të reja me koronavirus, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se brenda 24 orëve janë kryer 60,058 teste dhe shkalla e pozitivitetit korrespondon me 16,3% për qind.

BAG për tre ditë ka raportuar 176 raste të reja të vdekjes nga Covid-19. Nërkohë që numri total i vdekjeve nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka arritur në 5024 viktima. /Albinfo.ch