Lajme

BAG raporton 28,038 raste në 24 orët e fundit

Nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, 28,038 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) në 24 orët e fundit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testimeve të kryera është 95.376.  BAG raporton gjithashtu 10 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin.  126 persona të tjerë u shtruan në spital.