Lajme
BAG raporton 2650 infeksione të reja gjatë 3 ditëve të fundit
Janë shënuar 8 raste të reja të vdekjeve gjatë 72 orëve të fundit Mesatarja 7 ditore është 3 të vdekur. Kjo është 48 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 2,650 raste të reja këtë pasdite që kishin rezultuar pozitive për virusin corona në tri ditët e fundit, gjegjësisht gjatë ditëve të uikendit.
Kjo e vë mesataren e 7 ditëve të fundit në 1126 raste në ditë ose 24 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore aktualisht është 206.55, raporton srf.ch.
Shkalla mesatare 7 ditore e pozitivitetit aktualisht është 5.2 për qind, që krahasuar me javën e kaluar është për 2 pikë përqindjeje më e ulët.
Numri i testimeve të bëra në një mesatare 7-ditore është 26,032 teste në ditë ose për 3 për qind më shumë në krahasim me javën e mëparshme.
BAG raporton 8 raste të reja të vdekjeve gjatë 72 orëve të fundit, transmeton albinfo.ch. Mesatarja 7 ditore është 3 të vdekur. Kjo është 48 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 723 persona të cilët janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 17 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht të zënë në masën 80.0 për qind. Ndërsa, përfshirë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 72.0 për qind, përcjell albinfo.ch. Nga këta, 23 për qind janë të zënë nga të sëmurët nga Covid 19.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











