Lajme

BAG: 1765 infeksione të reja dhe 23 të vdekur

Në 24 orët e fundit, 1765 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 32,682 dhe shkalla e pozitivitetit është 5.4 për qind.

BAG gjithashtu raporton 23 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 80 persona  u shtruan në spital. /Albinfo.ch