Lajme
BAG raporton 1284 infeksione të reja dhe 11 vdekje nga Covid-19
Aktualisht janë 200 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv që është 18 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar
Të martën janë raportuar në BAG 1284 infeksione të reja me koronavirus, që kanë ndodhur brenda 24 orëve. Në të njëjtën kohë, janë regjistruan 11 vdekje të reja dhe 122 shtrime në spital, shkruan tagesanzeiger.ch. Mesatarja 7-ditore është 5 të vdekur. Kjo është 8 për qind më pak se në javën e kaluar.
Në dy javët e fundit, për çdo 100,000 banorë janë raportuar 233,71 infeksione të konfirmuara laboratorike të koronavirusit, transmeton albinfo.ch. Numri i riprodhimit R, i cili tregon numrin mesatar të njerëzve të infektuar nga një person i infektuar, ishte 0.75 më 17 shtator.
Shfrytëzimi i njësive të kujdesit intensiv në spitale është aktualisht 75.9 për qind. 23.4 për qind e shtretërve në dispozicion janë të zënë nga pacientët me Covid 19.
587 persona aktualisht janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 18 për qind më pak se javën e kaluar.
Aktualisht janë 200 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv që është 18 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












