Tematike
BAG: Mos mësyni spitalet për çdo simptomë të vogël për koronavirus
"Asnjë fëmijë nuk pritet të pësojë nga ndonjë trajtë e rëndë e sëmundjes. "Fëmijët, praktikisht nuk preken, kjo është arsyeja pse nuk do të ketë mbyllje shkollash"

Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës (BAG) përsëri sot pasdite u është drejtuar mediave. Daniel Koch, drejtuesi i departamentit të sëmundjeve ngjitëse, me këtë rast ka bërë thirrje për vetë-disiplinim të popullatës.
“Tani duhet të ruajmë, në kuptimin të kursejmë kapacitetet në spitalet dhe laboratorët tanë. Prandaj, nuk mund të testohen të gjithë njerëzit që kanë ndonjë simptomë të lehtë. Këta njerëz nuk duhet të drejtohen në repartet e urgjencës”, shkruan sda.ch. “Sepse këto kapacitete do të ishin të nevojshme për raste serioze”.
Koch ka theksuar gjithashtu se në shumicën e rasteve sëmundja e shkaktuar nga virusi ishte e parrezikshme.
Por, ka thënë ai, sëmundja mund të jetë e rrezikshme për popullatën më të moshuar, transmeton albinfo.ch. Në të kundërt, sipas gjendjes aktuale të njohurive, asnjë fëmijë nuk pritet të pësojë nga ndonjë trajtë e rëndë e sëmundjes. “Fëmijët, praktikisht nuk preken, kjo është arsyeja pse nuk do të ketë mbyllje shkollash”.
Ndryshe, nuk ka asnjë informacion të ri, ka thënë që në fillim z. Koch. Sidoqoftë, Qeveria Federale dëshiron t’u japë mediave mundësinë për tu bërë pyetje specialistëve.
Koch më tutje ka shtuar se as transporti publik nuk preket nga vendimi për ndalimin e ngjarjeve ku grumbullohen 1000 ose më shumë persona, përcjell albinfo.ch. Dhe ai ka saktësuar se edhe kur kemi të bëjmë me tubimet më pak se 1000 veta, nuk ka leje “blanko”. Mbajtja ose jo e ngjarjes duhet të qartësohet me autoritetet kantonale.
Deri në mesditën e sotme, në Zvicër kanë qenë dymbëdhjetë raste të konfirmuara me koronavirus dhe pesë raste ende të pakonfirmuara. Në Itali ka 885 infeksione të konfirmuara dhe 21 vdekje.
Mbyllja e kufijve nuk merret në konsideratë, ka përsëritur Koch. Kjo të paktën edhe për shkakun se zviceranët janë të varur, veç tjerash nga profesionistët mjekësorë që kalojnë kufirin çdo ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris Të dy dëshmuan talent, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje...
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri