Lajme
BAG me fushatë të re vaksinimi: “Mos humbisni rastin: vaksinohuni”
"Ata që do të vaksinohen para vjeshtës do të ndihmojnë shumë për të luftuar një valë të re të pandemisë", shkruan BAG
Në Zvicër, deri më sot, rreth dy nga tre të rritur të moshës mbi 18 vjeçare kanë marrë të paktën vaksinimin e parë Covid-19.
Sot është bërë e ditur se saktësisht 50.0 për qind e banorëve të rritur të Zvicrës kanë marrë tashmë të dy vaksinat, raporton srf.ch. Ndërsa shprehur me shifra: janë dhënë 9’297’783 vaksina, përfshirë këtu edhe ata që kanë marrë vetëm njërën vaksinë.
Ndërkaq, për ata që kanë pritur deri tani për t’u vaksinuar tani Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka nisur një fushatë të re informacioni, transmeton albinfo.ch. Fushata mban moton: “”Mos humbisni rastin: vaksinohuni”” (Nicht verpasen, impfen lassen).
Ata që do të vaksinohen para vjeshtës do të ndihmojnë shumë për të luftuar një valë të re të pandemisë dhe kështu do të japin një kontribut në rikthimin e lirive të jetës së përditshme, shkruan BAG.
Me apelin e ri, BAG dëshiron t’u kujtojë njerëzve se vaksinimi është mënyra më efektive për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundja Covid 19 dhe nga çfarëdo rrejedhe e rëndë që mund të marrë sëmundja.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












