Lajme

Kosovë: Badovci mbulohet nga pluhuri saharian

Pluhuri saharian ka arritur në Kosovë dhe e ka mbuluar një pjesë të Badovcit.

Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore.

Pluhuri saharian mbetet prezent në ajër, që herë-herë do të jetë në koncetrime më të rritura, e që mund të shtyjë indeksin të kalojë në vlera mesatare.

Si rezultat i kësaj, pluhuri saharian sot ka mbuluar një pjesë në afërsi të liqenit të Badovcit.