Lajme
Baden-Württembergu u ndalon zviceranëve blerjen në Gjermani
As njerëzit nga Baden-Württembergu nuk mund të skijojnë në Zvicër, as zviceranët nuk mund të bëjnë pazar në supermarket në Baden-Württemberg
Shteti (landi) gjerman Baden-Württemberg synon të kufizojë ndjeshëm trafikun e imtë kufitar për dashamirësit e sporteve dimërore dhe “shopping-turistët” në Francë dhe Zvicër, shkruajnë SDA dhe DPA.
Për këtë, ka vendosur detyrim karantine që do të zbatohet në raste të caktuara.
“Rreziku nga burimet shtesë të infeksionit për shkak të hyrjes dhe kthimit në Baden-Württemberg” është shkak për këtë vendim, thuhet në njoftimin e dhënë të martën nga qarqet qeveritare në Stuttgart.
Shtrëngimi i rregullores së karantinës për hyrje do të thotë që, për shembull, as njerëzit nga Baden-Württemberg unuk mund të skijojnë në Zvicër, as zviceranët nuk mund të bëjnë pazar në supermarket në Baden-Württemberg, transmeton albinfo.ch.
Në sfond të këtij vendimi qëndron zhvillimi ende i pafrenuar i numrit të infeksioneve në Gjermaninë Jugperëndimore dhe në rajonet kufitare.
Siç mëson agjencia e lajmeve dpa, rregullorja do të vazhdojë të lejojë hyrjen pa karantinë të atyre që kanë arsye profesionale, zyrtare, biznesi, shkollore, mjekësore ose familjare, përcjell albinfo.ch.
Kjo urdhëresë e riaktualizuar është miratuar sot dhe më pas është shpallur dhe vënë në fuqi, brenda ditës.
Me shtrëngimin e rregullores së hyrjes, Baden-Württemberg po ndërmerr një hap që Bavaria kishte ndërmarrë tashmë në fund të Nëntorit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











