Shqipëria
Babai me dy fëmijë vdesin nga aksidenti në Shkodër
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Shkodër, ku si pasojë babai dhe dy fëmijët e tij, djalin 9 muajsh dhe vajzën 5 vjeçe kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe katër persona të tjerë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 pranë Kishës së Velipojës dhe sipas informacioneve të policisë në aksident janë përfshirë dy vetura, një Fuoristradë dhe një veturë Alfa Romeo, të cilat janë përplasur ‘kokë më kokë’, përcjell albinfo.ch.
Policia shqiptare ka deklaruar se viktima është Edmond Preka 40-vjeçar, djali i tij 9 muajsh R.P. dhe vajza N. P. 5 vjeçare, të cilët ndodheshin në makinën “Alfa Romeo”, bashkë me gruan dhe me vajzën tjetër.
“Bashkëshortja e Edmondit, shtetasja E. P. 36 vjeçe dhe vajza A. P. 10 vjeçe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër”, tha policia shqiptare.
Ndërsa në veturë Foristradë, me drejtues shtetasin Sokol Muja udhëtonte dhe shtetasi N. Gj, të cilët kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e dy automjeteve, por edhe errësira në rrugë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









