Shkurt.ch
Babadimri, dhurata për Suelën e sëmurë nga zemra
Kur Carolin Bauer kishte lexuar në gazetë për rastin e dhimbshëm të Suelës, ajo e kishte të qartë se duhej t`i përgatiste diçka të bukur
Suela e vogël i ka shpëtuar vdekjes , siç thuhet, në çastin e fundit. Ajo ishte sjellë urgjentisht nga Kosova në Linz për t`i bërë një ndërhyrje të ndërlikuar kirurgjike në zemër. Vogëlushja e ka kaluar rrezikun por, bashkë me familjen, vazhdon qëndrimin në Gjermani edhe dy vite, deri sa të kë kalojë edhe disa operacione tjera që të shërohet tërësisht.
Që Suela dhe dy motrat e saj pak më të mëdha të mos ndjehen keq në prag të festave të fundvitit, babadimri (Stephan Wrana, mësuesi i gjermanishtes dhe i religjionit në gjimnazin Wilhelm-Diess të Pocking-ut) bashkë me zëdhënësen e shkollës, Carolin Bauer kanë vizituar familjen kosovare në banesën ku jeton.
Ata i kanë befasuar këndshëm tri vajzat me dhuratat e bukura që ua kanë sjellë. Edhe Suela e vogël është kënaqur me vizitën, ndonëse nuk ka mundur ta kuptojë qëllimin.
Kur Carolin Bauer kishte lexuar në gazetë për rastin e dhimbshëm të Suelës, ajo tashmë e kishte fare të qartë se foshnjës dhe dy motrave të saj duhej t`u përgatiste diçka të bukur, shkruan Neue passauer nachrichten. Nga projektet humanitare që kanë zhvilluar në vende të ndryshme të botës, grupit të humanistëve të gjimnazit u kishte mbetur mënjanë edhe një shumë të hollash. Kështu, bashkë me nxënësit tjerë dhe me mësuesin Wrana, ato kanë blerë dhurata si lodra të ndryshme, kukulla dhe ëmbëlsira për të kënaqur tri motrat e vogla.
Meqë qëndrimi i familjes në Gjermani po vazhdon, babai, Bajrami tashmë ka mësuar gjermanishten dhe ka filluar kursin për të marrë lejen e vozitjes. Ndërsa dy motrat e mëdha tashmë kanë filluar të ndjekin mësimin parashkollor.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










