Lajme
Babadimrat grabitën 200 mijë euro
Në grabitjen e një argjendarie kanë marrë pjesë pesë persona, nga të cilët katër kanë qenë të veshur si babadimra. Ata kanë arritur të vjedhur stoli në vlerë 200 mijë euro
Një ngjarje si në filmat amerikan, ka ndodhur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, kur katër persona të veshur si babagjysh (babadimra), kanë hyrë qendrën tregtare “TEG” dhe kanë plaçkitur një argjendari duke vjedhur stoli në vlerë 200 mijë euro.
Burime policore sqarojnë se në grabitje kanë marrë pjesë pesë persona, nga të cilët katër kanë qenë të veshur si babagjyshër të vitit të ri, ndërsa personi i pestë ka qëndruar jashtë argjendarisë me makinë.
Pamjet filmike të kamerave të sigurisë tregojnë katër persona të maskuar si babagjyshër, të cilët ecnin qetësisht në qendrën tregtare. Njëri prej tyre madje është ndaluar edhe nga një fëmijë i vogël, me të cilin ka luajtur për disa sekonda, raporton GSH.
“Babagjyshërit” janë pyetur edhe nga roja private i qendrës tregtare, për të ditur se me çfarë aktivitetesh merreshin në qendrën tregtare. Më pas, grupi i babagjyshërve ka hyrë në Argjendarinë “Xhelozia” në qendrën tregtare “TEG”, duke e uruar shitësen për Krishtlindjen. Më pas ata ia kanë drejtuar asaj armën.
“Më thanë Gëzuar dhe më drejtuan armët. U tremba pa masë dhe po shikoja rreth e rrotull se çfarë kisha ndonjë gjë aty, por më pas u dhashë të gjitha ato që më kërkuan. Ata i futën në disa çanta të zeza që i nxorën nga bluza. Armët e zjarrit i mbanin brenda xhaketës së kuqe, të futur poshtë pantallonave. Zgjati vetëm dy minuta”, ka bërë me dije shitësja.
Sipas policisë, njëri prej babadimrave ka qenë tek dera e argjendarisë, dy të tjerët mbushnin thasët me florinjtë dhe bizhuteritë që ndodheshin aty, ndërsa i katërti mbante nën kërcënim shitësen.
Sipas policisë, e gjithë sasia e mallit që kanë grabitur shkon rreth 150-200 mijë euro.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar me makinën që i priste jashtë qendrës tregtare në drejtim të Lanabregasit. Rrugës, siç thuhet, ata kanë shkëmbyer zjarr edhe me policinë.
Më pas, policia kanë gjetur automjetin të braktisur dhe të djegur në periferi të Tiranës, ndërsa mëngjesin e ditës së djeshme në një kosh mbeturinash në afërsi të Sanatoriumit janë gjetur dy armë kallashnikovë, një palë xhinse dhe një bluzë, të cilat dyshohen se janë të grabitësve.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar 14 persona për këtë ngjarje, mes të cilëve edhe drejtuesin e mjetit, Xhelil A., 51 vjeç, me të cilin janë larguar babagjyshërit. Ky i fundit është shprehur se ia kishin vjedhur makinën prej afro një jave, por policia dyshon se ai mund të ketë lidhje me ngjarjen.
Ndryshe, është raportuar se këta babagjysh hajdutë kanë zhvilluar aktivitete edhe në Kosovë, respektivisht në qytetin e Prizrenit. Sipas medieve lokale, tre persona të maskuar me rrobat e babagjyshit kanë plagosur dy persona në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit.
Personat e maskuar kanë tentuar të grabisin një argjendari. Pas plagosjes së dy personave, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht janë në arrati. Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha se autorët e maskuar janë përleshur me pronarin e argjendarisë të cilit i ka dalë në ndihmë një fqinj i tij.
“Njëri nga të maskuarit ka gjuajtur me pistoletë dhe ka plagosur dy argjendarët”, tha Krasniqi.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










