Lajme

Azilkërkuesit nga Maqedonia dhe Serbia ia mësyejnë BE-së

Në Gjermani është rikthyer vala e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia dhe shqetësimet e autoriteteve gjermane

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung” shkruan se vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar rreth 500 azilkërkues nga Maqedonia dhe Serbia dhe se bëhet fjalë kryesisht për pjesëtarë të komunitetit rom, transmeton INA.

Autoritetet gjermane kanë shprehur shqetësimet lidhur me gjendjen e krijuar. Ato theksojnë mundësinë e rritjes së vazhdueshme të numrit të shtetasve të këtyre dy vendeve, të cilët kërkojnë strehim në Gjermani.

Sipas gazetës, në muajin korrik janë regjistruar 190 kërkesa për azil nga shtetasit nga Maqedonia dhe Serbia, në tetor ka pasur 1.200 kërkesa për azil, ndërsa ka tendenca për rritje të vazhdueshme.

Gazeta thotë se romët në Maqedoni dhe Serbi nuk janë nën presion apo ndjekje politike, por se jetojnë në varfëri dhe se i janë nënshtruar diskriminimit, që nuk nënkupton përfitimin e statusit të azilit.

Qeveria gjermane ka apeluar ndalimin e këtij fluksi dhe ndërmarrjen e masave, me qëllim të mos rrezikimit të liberalizimit të vizave.