Lajme
Azilkërkuesit do të kthehen “dhunshëm”
Suedia do t’i kthejë në Kosovë, edhe pa vullnetin e tyre, të gjithë azilkërkuesit që nuk kanë statusin e zgjidhur
Nëpërmjet procesit të riatdhesimit, Suedia është duke u përgatitur për t’i kthyer në Kosovë të gjithë azilkërkuesit që nuk e kanë fituar statusin e azilit. Këtë e konfirmoi Cajsa Malmström, zyrtare në Sektorin për Çështje Sociale në qytetin e Gothenburgut të Suedisë, e cila ka qëndruar në qytetin e Mitrovicës.
Ajo tha se Suedia do t’i kthejë në Kosovë, edhe pa vullnetin e tyre, të gjithë azilkërkuesit që nuk kanë statusin e zgjidhur.
Malmström ka takuar udhëheqësit komunalë të Mitrovicës me të cilët ka biseduar për çështjen e shqiptarëve të kësaj komunë, të cilët kanë kërkuar azil në Suedi. Ajo shpreh haptas qëndrimin për kthimin e të gjithë mitrovicasve nga Suedia.
Malmström u interesua për kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për riatdhesimin e atyre që dëshirojnë të kthehen me vullnetin e tyre, ose edhe pa vullnet në Mitrovicë.
“Do të doja të di se çfarë janë kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për qytetarët e vet, të cilët jetojnë në Geteborg dhe në Suedi, e të cilët do të kthehen në Mitrovicë, me vullnetin e tyre, apo edhe pa vullnetin e tyre. Ka që duan të kthehen vullnetarisht përmes procesit të riatdhesimit, por ka edhe të atillë që do të kthehen pa vullnetin e tyre”, tha ajo.
Nënkryetari i Mitrovicës, Safet Kamberi tha se Mitrovica dhe Kosova janë shumë të interesuara për diasporën shqiptare dhe pikërisht për këtë edhe është formuar Ministria për Diasporën.
“Institucionet e komunës së Mitrovicës i mirëpresin të gjithë ata që duan të riatdhesohen, e për këtë qëllim janë krijuar edhe lehtësira të ndryshme, në mënyrë që ata të inkurajohen për t’u kthyer. Komuna ndihmon ata që duan të riatdhesohen, me hapjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, pastaj aty ku ka mundësi edhe me strehim, e edhe duke i punësuar”, tha Kamberi, citon “Zëri”.
Kamberi e siguroi znj. Malmström, se komuna e Mitrovicës ka krijuar kushte edhe për ata që duan të kthehen e të investojnë në qytetin e tyre, por edhe për ata që nuk janë nga Mitrovica, por që duan të investojnë në Mitrovicë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









