Lajme
Azilantët, shumica që kthehen kanë shitur shtëpitë
Avokati i Popullit, Igli Totozani, kërkon nga Qeveria e Shqipërisë, që të krijohen lehtësira për shqiptarët që kthehen nga Gjermania, “pasi disa kanë shitur shtëpitë”
Avokati i Popullit në Shqipëri, Igli Totozani ka kërkuar nga Qeveria e kryeministri Edi Rama, që të ketë strategji për të dy kategoritë e azilkërkuesve, edhe për ata shqiptarë që kthehen nga Gjermania e që kanë shitur shtëpitë e tyre, dhe për refugjatët nga Siria dhe vendet tjera të luftës nga Lindja e Mesme.
Avokati i Popullit i kërkon qeverisë shqiptare që të krijoj lehtësirat e duhura për ata shqiptarë që kthehen nga Gjermania, pasi sipas tij, dikush mund të ketë shitur shtëpitë apo të ketë humbur vendin e punës.
“Shqipëria duhet të kishte me kohë një strategji dhe një plan masash konkrete për kthimin e tyre sepse kanë lënë pasuritë, shtëpitë, ndoshta dikush edhe i ka shitur etj. Ky plan masash duhet të jetë i mirëpërcaktuar, pasi kemi të bëjmë me një çështje sociale mjaft emergjente për sa i përket riintegrimit të këtyre njerëzve”, tha ai.
Totozani në këtë aspekt përfshinë punësimin, ndihmën ekonomike, krijimin s lehtësirave për banesa sociale. “Bëhet fjalë për një numër të madh, kështu që nuk duhet të jemi të papërgatitur në këtë drejtim”, deklaroi Avokati i Popullit, i cili do të ketë një grup pune në Aeroportin e Rinasit për të kontaktuar me çdo azilant që kthehet.
Lidhur me azilkërkuesit sirianë, Igli Totozani deklaron se qeveria shqiptare është e vonuar, pasi duhej të ishin krijuar kushtet pritëse, madje dhe duke respektuar të gjithë të drejtat e njeriut.
“Përveç përgatitjeve që duhet të ketë shteti shqiptar që në çdo moment mund të hyjnë në territorin shqiptar njerëz nga vendet në luftëra, duhet t’i presë ata në mënyrë dinjitoze duke respektuar të drejtat e tyre, pra që nga e drejta për azil e deri tek të drejtat tjera që parashikohen në Shqipëri”, deklaroi ai
Ndryshe, në tetor siç raporton TCH,do të mbahet një konferencë mbi emigracionin me të gjithë ombudspersonët e Mesdheut ku do të marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian, OKB-së, IOM-it e të tjerë organizma ndërkombëtare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











