Shkurt.ch
Azil: Numri i kërkesave mbetet në nivel shumë të lartë
Numri i aplikimeve për azil ka mbetur i lartë gjatë tremujorit të dytë me 7,250 raste, duke shënuar një rritje prej 1.8% nga tremujori i parë. Qendrat për strehim janë të gjitha të stërmbushura.
Vendi kryesor i prejardhjes së azilkërkuesve mbetet sërish Eritrea me 1275 kërkesa, tha të mërkurën Zyra Federale për Migracion (BFM). Më pas vijnë Nigeri me 674 dhe Tunizia me 611 kërkesa.
Gjatë tremujorit të dytë 3,289 persona janë larguar nga Zvicra me aeroplanë nën mbikëqyrjen e autoriteteve, ndryshe një rritje prej 43 për qind gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2011. Shumica janë transferuar në Itali.
Qendrat e stërmbushura
Të ballafaquar me këtë fluks, strehimoret janë të stërmbushura. Shumica e azilkërkuesve të vendosur në një strehim të mbrojtjes civile në Bernë kanë denoncuar me zë të lartë të mërkurën kushtet e tyre të jetesës. Tensioni është përshkallëzuar kur policia ndërhyri për të rivendosur qetësinë.
Një nga azilkërkuesit ka shpjeguar se vendi për strehim ishte tejet i vogël për të akomoduar 160 persona. Situata është veçanërisht e vështirë për njëzet fëmijë. Shumica prej tyre kërkojnë gjithashtu të kenë mundësi të gatuajnë vetë. Ankesa të tjera janë kontrollet e shumta nga ana e policisë në qendër.
Nevoja për qendra të reja për strehim
Zëdhënësi i ODM-it, Glauser Michael, tha të mërkurën se haset me shumë vështirësi për t’i strehuar aplikuesit. “Pesë qendrat tona federale veçse janë të mbushura plot. Qendrat në fshatra janë gjithashtu të plota dhe të gjithë jemi në kërkim të vendeve të lira”.
Përveç kantonin të Vaud-it, i cili u detyrua të hapë një strehë emergjence, një streh për mbrojtje civile për të përballuar ardhjen e aplikantëve të rinj, gjendja është veçanërisht e tensionuar në kantonet e Zurich-ut, Graubünden-it dhe Aargau-t, thotë Michael Glauser.
Deri në shtator Departamenti Federal i Mbrojtjes duhet të vërë në dispozicion vende për 2.000 azilkërkues. Aktualisht, ai ka hapur dy qendra: në Tschorren (Bernë) dhe Eigenthal (Lucern).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












