Lajme
Azem Syla thotë të ketë marrë vetëm ndihma të azilantit
“Kam marrë ndihma të azilantit politik prej vitit 1994, por asnjëherë nuk kam marrë pension", thotë Syla
Deputeti i PDK-së, Azem Syla, ka deklaruar se shkrimet në media lidhur me ‘keqpërdorimin’ e shtetit zviceran nga ai, nuk janë të vërteta.
Ai në emisionin “Debat” të RTK-së, ka theksuar se këto akuza kanë për qellim të vetëm njollosjen e veprimtarisë së tij dhe madje edhe të luftës së shenjtë të popullit të Kosovës.
“Kam marrë ndihma të azilantit politik prej vitit 1994, por asnjëherë nuk kam marrë pension. Atje kam jetuar me familje. Mbi 1000 franga kam marrë për banesë, ndërsa rreth 1000 franga i kam marrë për nevoja jetësore që kam pasur unë dhe familja ime”, ka theksuar ai.
Syla ka deklaruar se për të marrë statusin e azilantit politik ka paraqitur dokumentet për veprimtarinë e tij kombëtare, të vërtetat për përndjekjen që i ka bërë regjimi serb dhe qëndrimin në burg.
Ai ka përsëritur se shkrimet në media për përfitim qindra mijëra euro nga shteti zviceran nuk janë të vërteta.
Sipas tij, nuk është e vërtetë as marrja e lejeqëndrimit. “Gjithnjë qarqe të caktuara kanë bërë thashetheme, jo Azem Syla kështu, jo ashtu, për Azem Sylën e SHIK-un, e tani gjoja për përfitimet nga shteti zviceran, por që të gjitha janë të pavërteta dhe kanë si qëllim denigrimin e Azem Sylës”, ka deklaruar ai.
Kërkesa e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Urlike Lunacek, për dorëheqjen e tij nga posti i deputetit se kështu po e dëmton imazhin e Kosovës, sipas Sylës, tregon se Lunacek është e painformuar.
Syla ka thënë se për të dorëheqja nuk paraqet asnjë problem, por siç ka thënë ai, përpara duhet të dalë e vërteta në dritë.
Lidhur me përfoljen se Azem Syla, duhet ta dijë se ku kanë mbetur 40 mijë marka për blerjen e armatimit për komandantin legjendar Adem Jashari, Syla ka thënë se të gjitha mjetet kanë shkuar në destinacion.
“Unë flas prej zemrës, të gjitha mjetet, jo 40 mijë marka, por edhe 4 milionë, ose 40 milionë, kanë shkuar në destinacion. Ato para nuk kanë mbërri tek unë, sepse nuk kam qenë drejtues i fondit, por megjithatë them se kanë shkuar në destinim. Ndërsa etiketimet që më janë bërë për këto 40 mijë euro, nuk qëndrojnë. Ata që mendojnë se ku janë këto para, le ta pyesin ndërgjegjen e vet”, ka thënë Syla, duke përmendur Rexhep Selimin.
Azem Syla në emisionin ”Debat” ka bërë edhe një rekapitullimi të jetës së tij ndër vite./rtk&albinfo/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











