Kosova
Çfarë thotë axha i personit që u vra mbrëmë në Prishtinë
Ismet Krasniqi ka thënë se vëllai i tij, Skender Krasniqi, e ka vrarë pa dashje djalin e tij, Albertin.
Ai ka thënë për T7 se Alberti ia kishte dhënë babait të tij armën që e kishte blerë, ndërsa ai rastësisht kishte shtënë drejt tij, pa e ditur se brenda ishte një plumb, raporton Express.
“Së pari i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në varrim. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka tregu babait të tij, plumbi ka qenë brenda dhe ai s’e ka ditur, vëllai duke e këqyrë çfarë ka, ka kërsit plumbi…. Vëllai ka qenë faktikisht i paralizuar”, tha ai.
“Apel, të kihet kujdes, se arma është e shejtanit, jo e njerit. Por, për fat të keq, rinia e sotit janë mësu me ato dhe është një e metë e madhe. Shpresoj që Policia në të ardhmen duhet me u marrë me këtë punë dhe t’i konfiskojë armët, sidomos atyre që i shesin”, shtoi Krasniqi.
Ai e ka përshkruar Albertin si “djalë problematik”, por ka shtuar se ai ka qenë i mirë për familjen, ndërsa ka treguar se armën e kishin blerë kur kishin qenë së bashku me Albertin, ndërsa babai e kishte këshilluar që të mos e blinte.
“Alberti dihet se ka qenë djalë problematik, por sa i përket familjes, ka qenë djalë i mirë”, tha ai./Express
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











