Bota
Avokatit i shkojnë 100 pica pa porositur fare, policia heton rastin
Një avokat gjerman ka marrë më shumë se 100 porosi picash në zyrën e tij, pa porositur fare, dhe tani policia është duke e hetuar këtë mister.
Pas të gjitha picave në dy javë, Guido Grolle tani po merr sushi, shkruajnë mediat gjermane.
Avokati, në qytetin e Dortmundit, thotë se ka marrë shumë thirrje bezdisëse për porositë e picave.
Porositja e gjërave për dikë duke keqpërdorur të dhënat e tyre është shkelje e ligjit në Gjermani dhe rrezikohet deri në tri vjet burgim.
Ka teori që thonë se porositë vijnë prej një klienti të pakënaqur, ndërsa ka edhe se disa avokatë të tjerë punojnë në të njëjtën adresë me Grollen.
Megjithatë, mashtrimi ose shantazhi konsiderohet i pamundur, pasi Grolle nuk po paguan për picat që nuk i ka porositur. Humbjet po u shkaktohen disa porosive, transmeton Albinfo.ch.
Sipas Grolles, porosia e picave po vjen pas një kodi mashtrues kompjuterik.
Në një mëngjes atij i kishin ardhur 15 porosi për vetëm 27 minuta, ndërsa kur kishte kontrolluar kompjuterin s’kishte parë asnjë porosi.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











