Lajme
Avokati i popullit: Raporti i Freedom House, kryesisht real
Në rend të parë për shkelje të të drejtave të njeriut është ekzekutivi në të gjitha nivelet, si në nivelin komunal, edhe në nivelin qendror, mandej është edhe gjyqësori

Avokati i Popullit i Kosovës Sami Kurteshi, konsideron se raporti i fundit i Freedom House, në të cilin Kosova radhitet ndër vendet pjesërisht të lira, është relativisht objektiv.
Duke folur rreth këtij raporti, Kurteshi thotë se ai nuk përbën ndonjë befasi, pasi që realisht nuk janë vënë re ndryshime pozitive gjatë kësaj kohe në Kosovë.
Lidhur me këtë, avokati i popullit thotë: “Për mua, personalisht, kjo nuk është ndonjë befasi. Ne mund ta pyesim veten për këtë. Nuk kemi vërejtur ndryshime të mëdha pozitive. Janë një varg pyetjesh, janë një varg indikatorësh. Në përgjithësi, unë pajtohem me vlerësimin e Freedom House. Po e them këtë për një arsye, se megjithatë, kemi të bëjmë me një vlerësim shumë më profesional në aspektin metodologjik, se sa kur i bëjnë të tjerët, ndoshta edhe kur e bëjmë edhe vet ne. Ne merremi me rastet konkrete, me rastet individuale, edhe në raportet tona si institucion, ne shprehim shqetësimet tona, me lëmi të ndryshme, e me çështje të ndryshme … me raste të ndryshme”.
Lidhur me atë se vende tjera të rajonit, si Serbia dhe Maqedonia janë në një shkallë më të lartë se sa Kosova, Shqipëria e Bosnjë Hercegovina, Kurteshi thotë se kjo duhet të na shqetësojë. “Unë mendoj se gjithmonë është e rrezikshme që ne të bëjmë përpjekje për ta krahasuar veten me të tjerët, sidomos me ata që s’duhet krahasuar. Kur të kërkojmë standard – ta kërkojmë standardin e mirë. Prandaj – ne s’duhet të krahasohemi me ta. Për mua kjo është pak më shqetësuese. Megjithatë, ne nuk duhet të shohim se si të tjerët po na vlerësojnë; ne duhet të shohim vet si i kemi punët. Ne konstatojmë vazhdimisht, edhe në biseda private, edhe në publikime, edhe në raporte publike, se nuk i kemi punët mirë.
Avokati i popullit shprehet se është ekzekutivi ai ndaj të cilit ka më shumë ankesa. “Në rend të parë është ekzekutivi por në të gjitha nivelet, si në nivelin komunal, edhe në nivelin qendror, mandej është edhe gjyqësori. Kur themi ekzekutivi dhe gjyqësori – kemi të bëjmë me të tri ambientet: me ambientin legjislativ, ambientin ekonomik dhe ambientin politik”.
I pyetur për shkallën e respektimit të të drejtave të pakicave dhe të drejtave fetare, Kurteshi thotë se sa u përket komuniteteve ka një përmirësim. “Por ne e dimë se jo në tërë territorin e Kosovës mund të flasim me gjuhë të njëjtë, për arsye se në veri kemi një gjendje krejt tjetër. Sa u përket të drejtave fetare – mund të themi se këtu nuk kemi ndonjë përparim shumë të madh, por, përsëri nuk mund të flasim me përgjithësime të mëdha, do të thotë se kemi grupe të ndryshme fetare që edhe këtu, sipas ligjit, edhe veprimet nuk trajtohen në mënyrë të njëjtë. Në Kosovë kemi pasur probleme, të cilat ende vazhdojnë, d.m.th., në institucione të ndryshme në sferën publike, ku nuk është rregulluar ashtu si duhet çështja e besimit dhe kemi një laramani, që nuk është e lejueshme. Por, unë mendoj se shkeljet në Kosovë, të kësaj natyre, d.m.th., të komuniteteve fetare, kulturore dhe etnike, janë shumë më të vogla, se sa shkeljet e natyrave tjera”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri