Kosova
Avokati i Popullit ende s’ka vendosur rreth Ligjit për Paga
Edhe pse në Institucionin e Avokatit të Popullit deri më sot janë dërguar 33 ankesa nga subjekte të ndryshme për kundërshtimin e Ligjit të Pagave për sektorin publik, Avokati i Popullit ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për ta dërguar këtë ligj në Kushtetuese.
Ligji për Paga ka hyrë në fuqi nga data 1 dhjetor, por Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë për KosovaPress se ende janë në shqyrtim të ankesave të reja, të cilat kanë mbërritur sot në Institucionin e Avokatit të Popullit.
Jashari ka bërë të ditur se vetëm sot kanë pranuar tri ankesa të reja, që gjithsej janë 33, teksa tha se janë edhe në shqyrtim të analizës, për të cilën iu nevojitet ende kohë, përcjell albinfo.ch.
“Shumë shpejt do të dalim me një qëndrim zyrtar, mirëpo ende nuk ka përfunduar komplet analiza për të dhënë një përgjigje definitive dhe përfundimtare. Kështu që duhet ende kohë për të pasur një vlerësim përfundimtar. Edhe sot gjatë ditës kemi pranuar tri ankesa të reja. Fillimisht kemi filluar me dy-tri ankesa. Tash numri total është 33. Jemi në fazën e shqyrtimit edhe të analizës, kështu që na merr pak kohë edhe kjo punë”, tha Jashari.
Avokati i Popullit aktualisht është duke i trajtuar ankesat e paraqitura nga subjekte të ndryshme të sektorit publik lidhur me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2019.
Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e ligjit në kuptimin e ndarjes së pushteteve dhe barazisë para ligjit, nën pretendimin se ligji nuk e ka arritur qëllimin e proklamuar me rastin e miratimit të tij: “Pagë të barabartë për punë të barabartë”.
Ditë më parë, Avokati i Popullit, me kërkesën e tij, është takuar me Sindikatën e Arsimit, Sindikatën e Shëndetësisë dhe Sindikatën e Policisë lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Këto sindikata kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mundësinë e dërgimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit. Për më shumë, këto sindikata, nëpërmes mediave, janë shprehur se ky ligj nuk guxon të dërgohet në Kushtetuese, duke kërcënuar edhe me “kolaps të shtetit”.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












