Bota
Avioni ushtarak ulet urgjentisht, pasi e qëlloi veten
Një hetim ka nisur, pasi një avion luftarak holandez u qëllua me topin e vet, duke e detyruar aeroplanin të bëjë
një ulje emergjente.
Forca ajrore Mbretërore Hollandeze F-16 pësoi “dëm të konsiderueshëm” pas aksidentit gjatë një ushtrimi stërvitor mbi Vlieland në janar, thotë transmetuesi shtetëror NOS, shkruan Independent, përcjell albinfo.ch.
U shkaktuan dëme në pjesën e jashtme të aeroplanit, pasi piloti u përpoq të godiste një objektiv praktik në bazën ajrore Leeuëarden. Një pjesë e municioneve u gjet edhe në motor.
Askush nuk u plagos, njoftoi NOS, dhe piloti ishte në gjendje të kryejë një ulje emergjente.
Inspektimi i Sigurisë së Mbrojtjes të Holandës po heton se si aeroplani ishte në gjendje të gjuajë zjarr mbi veten dhe mund të kishte rrezik nëse ndonjë person i ajrit ose i tokës ishte i rrezikuar gjatë tërë këtij aksidenti.
“Ky është një incident serioz. Prandaj ne duam të hetojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur dhe se si do të jemi në gjendje ta shmangim këtë në të ardhmen”, tha Wim Bagerbos, inspektor i përgjithshëm në Departamentin e Mbrojtjes.
Nuk dihet se sa do të zgjasë hetimi.
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











